Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ka personazhe që janë mjaft të talentuar si dhe që kanë shënuar suksese gjatë karrierës së tyre, një prej të cilëve është Arjola Demiri.
Aktorja e humorit ka treguar së fundmi vështirësitë e shumta që ka pasur martesa e saj duke treguar për sakrificat që i është dashur të bëjë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”, tha ajo.
Po ashtu, Arjola ka thënë se me të atin e fëmijëve nuk ka më asnjë komunikim.