Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua

22:42 / February 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jonida maliqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, teksa ka qenë e ftuar në një intervistë, ka folur për herë të parë rreth divorcit të saj pas një martese 17-vjeçare, nga e cila solli në jetë edhe djalin e saj, Danin.

Artistja tregoi se divorcin e ka përjetuar si një dështim personal, sidomos për hir të të atit, pasi gjithmonë ishte ndjerë vajza e qetë dhe krenaria e familjes.

“Për mua ishte dështim divorci,” u shpreh ajo, duke shtuar: “Sot mendoj që divorci nuk është dështim, divorci është mësim. Është shumë e vështirë të krijosh një marrëdhënie në moshë shumë të vogël dhe të pretendosh se do të jetosh gjithë jetën me të njëjtin partner.”

Teksa u pyet nga Arbana Osmani nëse mëmësia e ka bërë më të fortë, Jonida nuk nguroi të pohonte se mëmësia i ka dhënë siguri.

“Mëmësia të tjetërson, me mëmësinë ti fiton një lloj sigurie që s’ta jep askush në botë. Instinktet e mia u bënë më të dukshme. Unë kam qenë gjithmonë një nënë e dëshiruar.”

Mirëpo, teksa kujtoi një nga dhimbjet e mëdha që ka kaluar në jetë, Jonida rrëfeu edhe për periudhën kur mori vesh se djali i saj Dani nuk ishte si fëmijët e tjerë, një periudhë gjatë së cilës, sipas saj, kishte menduar t’i jepte fund jetës.

“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës.”

Ndërsa u ndal tek djali, Dani, këngëtarja u shpreh se ai është një bekim në jetën e saj, pasi i jep një dashuri të pakushtëzuar.

“Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë,” tha Jonida në “Mirëmbrëma Yje”.

deshtim dIVORCI djali Jonida Maliqi martesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.