Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dizenjatori i FSHF, Jareci: Ka presion për arbitrat se jetojmë në Shqipëri

08:54 / March 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
159806812 160673029219728 7263243315752995901 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dizenjatori i FSHF, Sokol Jareci, është i bindur se gjyqtarët nuk ndikojnë ndeshjet e futbollit në vendin tonë. Në studion e “Skaner” në MCN TV, ai deklaroi se xhaketat e zeza bënin gabime, por nuk duhej të cilësoheshin të qëllimshme edhe kur janë të dukshme.

“Ishim në një mbledhje rutinë për muajin siç e bëjmë gjithmonë me arbitrat dhe asistentët. Në një bisedim me presidentin e Federatës që përditësojmë për ecurinë. U vendos që meqë jeni në takim do të jetë edhe prania e tij se ishte një javë e nxehtë. Gabimet ishin pak më evidente se javët e tjera se ato janë gjithmonë. Mbledhja ishte e qetë, nuk është diskutuar me tone të ngritura, është folur për gabimet që janë bërë dhe vazhdimësinë deri në verdiktin e fundit.

Java që shkoi kishte 2 gabime sidomos në Kukësi-Laçi dhe Burreli-Besëlidhja, gabime që nuk kanë nevojë për koment. U mblodhëm e morëm masa për gabimet, që ishte një nga shkaqet pse presidenti ishte prezent në mbledhje. Por nuk ishte vetëm kjo, ne folëm edhe për javën, por edhe një farë strategjie se ky sezon ka pasur bum rritje klubesh futbolli te moshat e te femrat, e nuk është rritur paralelisht ai i arbitrave.

Përjashtime përjetë? Jemi pjesë e një konvente të UEFA-s, përjashtohet pezullimi i tillë, ka me javë, me zbritje nga kategoria. Por të jemi të qartë që Federata investon për arbitrat me dhjetëra mijëra euro.

Arbitrat nuk kanë ndikuar në rezultat, nuk e pranoj këtë. Gjatë ndeshjes ka raste të humbura pa masë nga skuadrat, pse ka ndikuar atëherë në rezultat një gjyqtar. Kam kohë që nuk shoh gabime të qëllimshme dhe nuk ka njeri që të vërtetojë që ka të tilla. Ishin të dukshme, por s’kemi pse të themi me qëllim se është term i gabuar dhe duhet të hiqet nga terminologjia e futbollit. Kush e mat gabimin e qëllimshëm? Një ndeshje nuk është një fragment, në 90 minuta gabojnë të gjithë. Nuk duhet të flasim vetëm për momentin, po 89 minutat e tjera çfarë bëhet? Për rastin gaboi dhe ai do të penalizohet, kjo është rregullorja.

Si vendosen arbitrat? Dizenjatori do historinë për të vendosur një gjyqtar. Arbitrat anatemohen, ka probleme të mëdha. Ka ndeshje ky trajnerët nga fillimi deri në fund pas sfidës kanë folur vetëm për arbitrimin. Ne i shohim edhe këto kur vendosim. Ka ankesa pa fund nga presidentët, problematikat janë të shumta. A i dëgjojmë kërkesat e tyre? Në momente të caktuara po, se në momentin kur bën të kundërtën dhe krijohet një problematikë në atë ndeshje, krijohet edhe më e madhe. E kemi bërë në momente të caktuara, pastaj është detyra ime që të gjej momentin që të caktoj përsëri një gjyqtar në një klub që ka shfaqur kontestim. Ka raste kur klubet sjellin shkresa zyrtare, pra ka problematika nga më të ndryshmet. Pastaj fillon edhe presioni, jetojmë në Shqipëri dhe presionet vijnë nga të gjitha anët,  edhe pse luhet pa tifozë.

Derbi? Unë duhet të marr historikun e të shoh. Luan Partizani dhe të shoh të gjitha që ka bërë gjyqtari me këtë skuadër, edhe me Tiranën. Presion tjetër është që kanë klubet kur anatemojnë një gjyqtar në intervistat. Ky është presioni i vetëm për mua, nuk ka asnjë presion tjetër.

Për derbin do të jetë arbitri që ka formën më të mirë aktualisht. Ka arbitra pa stemë të FIFA-s që që po kalojnë formë të mriz, Është arbitër që për momentin është më i miri. Do të mundohemi që si në derbi, si në ndeshjet e tjera, të hedhim në fushë formacionin më të mirë të gjyqtarëve”, tha Jareci.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.