Për moderatoren Arbana Osmani, dita e sotme është mjaft speciale. Joni, djali i saj i madh feston sot ditëlindjen dhe Arbana sigurisht ka qenë e para që e ka uruar birin e saj me një urim të ngrohtë dhe shumë të ëmbël në rrjetet sociale.
Urimi i moderatores ishte tejet i veçantë. Në profilin e saj në Instagram, ajo shpërndau disa foto të ndryshme të djalit të tij në çdo moshë, të cilat i shoqëroi më pas me një dedikim emocionues.
“Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni❤️ Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world❤️ Mama”, shkroi Arbana krahë fotove.
