Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Djali i Arkanit po tregon se biri i kujt është, pas ndeshjes do t’ia them vetëm dy fjalë”

19:10 / July 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djali arkanit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Petrit Mazrekaj më 31 gusht pritet që të përballet me boksierin nga Serbia Velko Raznatovic, djali i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca Razhnjatovic.

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik RTK, 27-vjeçari nga Deçani ka deklaruar se për këtë ndeshje do të përgatitet fuqishëm.

“Jam gati më shumë se kurdoherë. Ai (Velko Raznatovic) ka ofenduar shumë para ndeshjes. Po frikësohet dhe për këtë arsye po ofendon. Krejt këto po i bën nga frika. Unë nuk e bëj një gjë të tillë. Me ofendimet e tij po tregon se biri i kujt është. Me mua e përfundon karrierën si boksier. Vetëm pas ndeshjes i kam fjalë për të”, ka thënë Petrit Mazrekaj në një intervistë për RTK, përcjell Zëri.info.

Dueli në fjalë ka nisur që të nxehet para kohe me deklarata e provokime sidomos nga ana e serbit.

Velko Raznatovic ka kërkuar që meçi të zhvillohet në Beograd, mirëpo menaxhmenti i boksierit kosovar ka kërkuar që meçi të zhvillohet në teren neutral.

Është propozuar edhe Republika Serbe e Bosnjës.

“Menaxhmenti i tyre ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Beograd. Por, unë kam kërkesë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe shume njerëz të afërt që mos të shkojë në Beograd. Ata kanë kërkuar që edhe në Republikën Serbe të Bosnjës të luhet ndeshja, mirëpo as atje nuk do të shkojmë. Ne kemi kërkuar qe meçi të luhet në vend neutral. Shembull ne Berlin, në Zvicër në Austri”, deklaruar Petrit Mazrekaj në një intervistë në RTK, përcjell Zëri.info.

Në pyetjen se a rrezikon dueli që të anulohet nëse nuk ka gjuhë të përbashkët për vendin, Mazrekja deklaroi: “Ai nuk ka qare pa e zhvilluar këtë ndeshje sepse ka kërkuar vetë ai që të zhvillohet. Mund të shtyhet, por jo të anulohet”, potencoi Mazrekaj.

Kujtojmë se Mazrekaj në 17 meçe në boksin profesionist, tri prej tyre i ka zhvilluar me boksierë nga Serbia në Beograd dhe tri prej tyre i ka fituar.

27-vjeçari jeton e vepron në Austri.

Ai ka marrë përkrahje të madhe edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shumë politikanë të tjerë kosovarë.

Arkani kosoves Ramush Haradinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.