Djali më i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Junior ka rezultuar pozitiv me koronavirus, sipas zëdhënësit të tij.
42-vjeçari u diagnostikua në fillim të kësaj jave dhe është karantinuar. “Ai është tërësisht asimptomatik dhe po ndjek të gjitha rekomandimet për mjekimin e COVID-19”, thuhet në deklaratë.
Ai është fëmija i dytë i presidentit që rezulton pozitiv pas 14-vjeçarit Baron muajin e shkuar. Don Jr. ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën elektorale të babait të tij.
Partnerja e tij, Kimberly Guilfoyle, një ish-moderatore e Fox News, doli pozitive me virusin që në korrik, por u shërua. Por mesa duket ai nuk është infektuar në atë kohë.