Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Djali i Igli Tares pranohet të luajë me 19-vjeçarët e Lazios

22:22 / August 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etien tare 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Etien Tare, edhe pse ende pa mbushur 16 vjeç, është pranuar nga Lazio U19, ose Lazio Primavera e 18-19-vjeçarëve.
Etien Tare është qendërsulmues dhe është i biri i drejtorit sportiv të SS Lazio-s, Igli Tares. Ai në stil loje dhe në model flokësh pëlqen të ndjekë Ciro Immobile-n.
Ky kalim është një mundësi e madhe për djaloshin shqiptar, i cili jo vetëm fiton mundësinë e promovimit në futbollin e madh italian, por edhe merr miratimin e kësaj lëvizjeje të parakohshme nga një ndër njerëzit më autoritarë në Itali në drejtim të zbulimit të talenteve: drejtorit të grupmoshave të Lazio-s, Mauro Bianchessi-t.
Cili është ky njeri? Për pesëmbëdhjetë vjet ishte gjuetari zyrtar i talenteve te Atalanta dhe për disa vjet edhe te Milani. Çelësi i suksesit të një gjenerate talentesh italiane, që përbëjnë boshtin e kombëtares së sotme të Mancini-t. Për Milanin në të shkuarën mban firmën e zbulimit të Donnarumma-s, Conti-t, Calabria-s, Caldara-s e Cutrone-s. Falë syrit dhe mbështetjes së tij Gagliardini, Baselli, Cristante e Petagna qarkullojnë sot në nivelet më të larta të futbollit italian. Ishte ai, që besoi se Etien Tare, ende pa mbushur 16 vjeç, vlen të grumbullohet me 19-vjeçarët e Lazio-s. Kjo lëvizje merr vlerë të dyfishtë edhe sepse Bianchessi njihet në opinionin sportiv italian si njeriu që me konservatorizëm investohet kryesisht vetëm në talente vendase, italianë.
Lajm i mirë, që këtë stekë të lartë, në moshë kaq të re, e kalon shqiptari ynë Etien Tare, apo jo? Shkëlqeftë!

etien tare
Etien Tare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbappe thyen heshtjen pas Botërorit

16:19 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

“Asgjë s’të përgatit për këtë”, Cucurella rrëfen betejën me autizmin e djalit: Çdo vendim në jetë e marrim për Mateon

12:16 / July 24, 2026

Guardiola i thotë “jo” Italisë, Maldini kthen vëmendjen te Pirlo për stolin e axurrëve

11:56 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.