Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Djali i ish-gjyqtarit të dënuar për korrupsion futet në listat e PD-së Durrës pa u votuar, raportohet si incident

23:22 / October 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enri Çeno
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një “incident” ka ndodhur gjatë procesit të votimit të kandidatëve që pritet të futen në listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët i janë nënshtruar një procesi për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ku anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe tanimë sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar fazat e mëparshme.

Por çuditërisht në qytetin e Durrësit, nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, numri pas votimit doli 28 kandidatë.

Mësohet se emri i shtuar është ai i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur gjerësisht për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku.

Djali i gjyqtarit Enri Çeno njihet për jetën e tij luksoze dhe pushimet në vende të ndryshme të botës.

Ai kandidoi në Durrës në vitin 2017, por nuk u përzgjodh. Sot ai futet në listat e PD-së pa asnjë paralajmërim dhe pa kaluar procesin e votimit, për të cilën PD po mundohet aq shumë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një gabim të degës, apo ndonjë telefonatë për të bërë këtë lëvizje në moment të fundit.

djali Durres ish gjyqtarit listat pd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.