Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali i mafiozit dashurohet me mbesën e atij që i vrau të atin!

18:29 / February 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e dashurisë së ndaluar mes dy të rinjve në Palermo të Italisë ka nxjerrë në dritë autorin e një vrasjeje të ndodhur 9 vjet më parë. Familja që kishte tentuar ta mbulonte vrasjen po përpiqej me cdo kusht që të ndante ciftin. Gati një dekadë më parë, xhaxhai i vajzës, Tony Lipari, kishte vrarë babain e të dashurit të saj, shefin e klanit mafioz, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë.

Djali i bosit në Palermo kishte qenë dëshmitar i vrasjes së atit. Por asokohe ai ishte ende fëmijë, dhe kishte parë vetëm një burrë me fytyrë të mbuluar që shkrepi armën. Pikërisht ky i ri dashurohet tani me mbesën e Liparit. Lidhja e tij e fundit u pengua nga familja, megjithate arsyeja përse kjo histori dashurie po pengohej me kaq forcë, tërhoqi vëmendjen.

Çështja Di Giacomo u zgjidh falë përgjimeve të karabinierëve, në të cilat degjohet sesi Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetëson atë. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai turbullohet.

Në dialekt ai thotë fjalët: “E kupton që atë e vrau Toni?”, i shqetësuar se do të dilte sekreti i vëllait të tij. Fjalët e Salvatores konfirmohen në një tjetër përgjim. Këtë herë është Emanuele Lipari, babai i Salvatores dhe Tonyt, ai që flet: “Çfarë t’i them vajzës? Unë do të hidhem në një fushë të minuar se çdo gjë që them për ta lënë atë kam frikë. Ajo do të na nxjerrë zbuluar…do na fundosë…

Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “për hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait. Toni u arrestua dhe u akuzua për vrasje të rëndë. Ai vepronte në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti i cili dha urdhrin për vrasjen e Di Giacomo. Të dy ata kishin qenë në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet

11:00 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.