Një emër i madh i shkencës së agronomisë, PandeliPaskoKuteli, që është edhe djali i shkrimtarit të madh MitrushKuteli, u përfshi në debatin e hapur në Shqipëri për SiliconMix, ku prej ditësh, pas akuzave mediatike, specialistët po mundohen të sqarojnë efektet për produktin, larg tymnajës për helmim të popullatës apo ndryshim të ADN-së së njeriut.
Përtej zhurmës politike e mediatike dhe ndërhyrjes së prokurorisë në këtë cështje, fjala e ekspertëve duket se nuk po zë vend, përsa kohë që pak media po i japin rëndësinë e duhur. Por nga Instituti agronom i Barit, institucioni shkencor me prestigjoz ne mesdhepersa I perketbujqesise organike (http://www.iamb.it/), ku PandeliPaskoKuteli ushtron detyrën e tij kerkuesi shkencor, duke ndjerë detyrën dhe përgjegjësinë qytetare, vetë ai, ka sqaruar me një prononcim të gjatë efektin e siliconmix.
Postimi i plotë i PandeliPaskoKuteli:https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211304812574847&id=1796161758
SiliconMix – Përtej konfrontimeve jo teknike. Shënim i një agronomi.
Ditën e djeshme lexova në shtyp një vërejtje të Prof. Pëllumb Pipero lidhur me efektet e produktit SiliconMix.
Instinkti bujqësor më shtyu të vendos një përgjigje, e cila u botua tek gazeta ‘Dita’, por jo tek një gazetë tjetër. Mbasdite vonë pashë edhe një intervistë teknike dhe shumë të vlefshme të Prof. Shpendi Shahinit, por e cila kishte mbetur e pabotuar për kohë të gjatë, duke penguar sqarimin e opinionit publik.
Që në bujqësi ka me të vërtet mungesa kompetence në përdorimin e pesticideve dhe në kontrollin e këtij përdorimi – ky është fakt i njohur dhe shpresoj të zgjidhet nga disa projekte të ndërmarra aktualisht në këtë kuadër.
Sa i përket produktit SiliconMix, për të kapërxyer konfrontimet jo teknike e të pabazuara, lejohem të shënoj sa më poshtë:
– SiliconMix është preparat i cili përdoret më shumë në vendet e lindjes, në SHBA, në Izrael dhe në Angli.
– Nuk bëhet fjalë për pesticid (si shkruan Z. Pipero), po për pleh shtesë ose mikropleh (si saktëson Z. Shahini). Në të vërtet është një pleh me përmbajtje mikroelementesh në një kombinim të tillë që e bëjnë bimën më të qëndrueshme ndaj parazitëve të ndryshëm. Por ato nuk kanë veprim negativ mbi këto parazitë, nuk i vrasin, pra nuk janë as pesticide (term i përgjithshëm) dhe as insekticide. Thjesht bima zhvillohet më e fuqishme dhe përballon mjaft sulme të parazitëve dhe strese të ndryshme.
– Zbulimi i rëndësisë së mikroelementeve në rritjen e bimëve ishte një hap i madh për bujqësinë. Kush dëshiron të thellohet më shumë, le të lexojë tekstet e agrokimisë të studentëve të bujqësisë dhe le të kerkojë sqarim nga katedra përkatëse pranë Fakultetit të Bujqësisë. Po ashtu edhe një artikull të plotë anglisht “Microelements in Agriculture” të Z. EyalRonan, Drejtor i zyrës Agronomike pranë ‘HaifaChemicals’, Israel. https://www.researchgate.net/…/274244742_MICRO-ELEMENTS_in_…
– Në ligjshmërinë e BE për plehrat bujqësore lejohet përdorimi si përbërës në plehra dhe përmirësues i të tre elementeve: Mn, Si dhe Zn. (REGULATION (EU) 2019/1009 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL of 5 June 2019 layingdownruleson the makingavailableon the marketof EU fertilisingproductsandamendingRegulations (EC) No 1069/2009 and (EC) No 1107/2009 andrepealingRegulation (EC) No 2003/2003)
– Mikroelementet përdoren në doza tepër të vogla dhe mjaft të holluara, sipas këshillimit.
– Nëse ka dyshime për dozat e përdorura apo mbetje të dëmshme të mikroelementeve në bimë, kjo mund të vërtetohet lehtë me analiza laboratori.
– Nëse ka dyshime për produktin – shqyrtohet dokumentacioni përkatës dhe certifikimi i nevojshëm, por nuk është e drejtë nga ana teknike dhe shkencore të denigrohet një produkt dhe është madje e dëmshme kur bëhet fjalë për produkt cilësor e të dobishëm.
Për më tepër, për përdorimin dhe dobinë e Siliconmix, mund të hapni këto lidhje:
https://www.smart-fertilizer.com/articles/silica
https://www.certisusa.com/…/pd…/agsil_tech_gerbera-daisy.pdf
PandeliPasko
CIHEAM Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit
