Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali i Sllobodan Millosheviçit bëhet i gjallë pas 20 vitesh, zbulon bustin e babait në Moskë

16:30 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cats 2 1130x635 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Marko Millosheviç, djali i ish-presidentit famëkeq të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, është shfaqur për herë të parë në publik pas 20 vitesh.

Millosheviç u filmua në Moskë gjatë një ceremonie për zbulimin e një busti të ndërtuar për të nderuar figurën e babait të tij. Ai shihet në një video të publikuar në Twitter në shoqërinë e Aleksandër Zaldastanov, i njohur si ‘Kirurgu’, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe lideri i grupit të njohur si “Ujqërit e natës”.

Shumë nga njerëzit e pranishëm as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviçit.

Sipas Blic.rs, djali i Millosheviçit dukej shumë ndryshe në krahasim me fotot e fundit të disponueshme nga më shumë se 20 vjet më parë, qartazi më i plakur dhe i thinjur.

Ndërkohë në videon, e cila zgjat pak më pak se 50 sekonda, Zaldastanov prezanton djalin e Millosheviçit, me Markon i cili më pas i drejtohet turmës duke përsëritur fjalët e babait të tij të shkruara në monument.

“Siç është shkruar këtu, ne ishim, për fat të keq, një provë e asaj që ndodhi me Rusinë dhe asaj që po ndodh tani në Ukrainë. Luftërat jugosllave janë të njëjta. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Për gabimet tona dhe për fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë! Fitore”, tha Marko Millosheviç teksa qëndronte para flamurit serb.

Ai nuk është shfaqur në publik që pas rënies së regjimit të babait të tij më 5 tetor, kur Marko u arratis në Rusi pasi u padit me dyshimin për përfshirje në krimin e organizuar. Më 7 tetor ai u largua nga Serbia dhe shkoi në Moskë nëpërmjet Pekinit, ku iu dha azil politik.

Që atëherë, për të ka pasur vetëm informacione të pakta, ndërsa përflitej se ai drejtonte një biznes fitimprurës në kryeqytetin rus dhe se ishte rimartuar.

Për të ka një urdhër-arresti nga Interpoli në Serbi.

Sllobodan Millosheviç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Pjesëmarrje mbi dyfish më e lartë se në vitin 2023

11:18 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.