Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali iu vra në derë të shtëpisë, nëna e Marjo Majollarit mes lotësh: Sa të kem frymë do luftoj për drejtësi

14:23 / August 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Naile Nela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Naile Nelën, vrasësi i djalit të saj Mario Majollarit, është ai që gjykata i pushoi çështjen, Kastriot Gjuzi. Teksa fshin lotët e shtrëngon duart, Naile Nela akuzon policinë e prokurorinë se ka fshirë çdo provë që fajësonte Gjuzin në krim.

“Që është Kastriot Gjuzi, ajo dihet. Ishte vetë policia që nxori emrin e këtij.
I ati i Marios ka bërë dy vrasje, mund të ishte edhe pala tjetër. Pse ishte pikërisht emri i këtij që doli? Sepse ishin provar. Dhe është po kjo polici që i fshiu të gjitha provat, i fshiu të gjithë dosjen. Dosja është e bardhë. Unë kam dosjen që kanë bërë hetimin dhe janë shumë gjëra që prokuroria nuk i ka zbardhur aty. Është një polici që ka shkuar, që ka deponuar aty, janë shenjat e gishtërinjve të Rigersit e të Kastriotit bashkë, janë dëshmitë e komshinjve dhe nuk janë marrë asnjë për bazë“, shprehet ajo.


Edhe pse tashmë nuk ka më besim te drejtësia, Naile Nela shprehet se çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që çështja për Kastriot Gjuzin të pushohet për mungesë provash.

“Sa të kem frymë e sa të kem jetë nuk do ta lë mbrapa këtë gjë. Sepse djali im ishte i pafajshëm. Djali im u vra prapa kurrizit. Sepse e dinin që tek familja ime nuk kishin aq forcë si të bësh vetëgjyqësinë, si dhe nga instancat shtetërore. Nuk kam tek drejtësia besim. Deri më sot nuk kam. Të shikoj tek e Larta sa mund të eci, por më ka humbur besimi”, thotë Naile Nela për Report Tv.

Pak javë më parë, thotë Nailja, pjesëtarë të fisit Gjuzi kanë kërcënuar me jetë edhe bashkëshortin e motrës së saj, denoncim i cili është depozituar në komisariatin numër 4.

“Ai është provokuar dhe është kërcënuar. Biles ka bërë edhe një denoncim tek rajoni 4 për mbrojtje dhe policia nuk i ka vënë mbrojtje, thjesht i kanë thënë nuk na duket aq e rrezikshme. Policisë i duket e rrezikshme vetëm kur shkon në Tufinë”, u shpreh Nela.

Marjo Majollari u vra mbrëmjen e 10 Prillit të 2018-ës pranë pallatit ku ai banonte. Pas ngjarjes policia tha se shkak ishte gjakmarrja, pasi babai i tij, Avni Majollari tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm, në vitin 2000 vrau Armando Nelën e Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit. / Report.tv

Mario Majollari Naile Nela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.