Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali iu vra në Siri, e ëma me lot në sy kërkon eshtrat dhe ç’regjistrimin e 21-vjeçarit

20:20 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhyhyre Shabani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhyhyre Shabani, prej 6 vitesh endet dyerve të institucioneve, ku kërkon çregjistrimin e djalit të vrarë në Siri. Mes lotësh ajo rrëfen se nuk ka marrë ndihmë as për kthimin e eshtrave.

6 vite pas vrasjes së Ervin Hasanaj në Siri, nëna e tij Xhyhyre Shabani kërkon eshtrat e djalit dhe çregjistrimin nga Gjëndja Civile. Mes lotësh ajo tregon dhe arsyen që i biri, në atë kohë vetëm 21 vjeç, vendosi të largohej për një jetë më të mirë.

“Ka shkuar me familje djali për punë, nuk ka shkuar për të luftuar. Djali im ka vuajtur për një copë bukë, falej 5 herë në xhami dhe e kanë vrarë duke dalë nga xhamia.”

57-vjeçarja dyshon se djalin ia vranë pasi nuk u përfshi në luftë, ndaj kërkon mbështetje nga shteti.

“Kanë dashur ta fusin në luftë, djali nuk ka pranuar dhe ka dashur të kthehet dhe se ka lënë ISIS. Kam 5 vjet që djalin e kam gjallë këtej dhe të vdekur andej.”

Ajo tregon se pas një vit qëndrimi, Ervini mori me vete edhe bashkëshorten dhe fëmijët.

“Djali ka shkuar një vit përpara dhe pastaj ka marrë nusen. Të paktën një vërtetim të na japin që tu lidhim një pension fëmijëve sa të mbarojnë gjykatat. Ai i ka të dhënat, ka dalë edhe në gazetë që e ka vrarë ISIS”.

Vdekjen e djalit e mësoi më 1 prill 2014, 1 javë pasi ai ishte vrarë. Xhyherja sot e sëmurë tregon se jeta e saj ka qenë tejet e vështirë, pasi që në moshën 32-vjeçare është detyruar të jetë vetë burrë e grua. I riu la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij që sot janë pa asnjë ndihmë, ndaj kërkon vëmendjen e duhur nga shteti. / Ora News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë

19:27 / October 20, 2026

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.