Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali surprizon babain që ka kaluar jetën në spitale: Jam krenar për ty!

21:51 / May 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Babi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e një djali që dëshironte të bënte të lumtur babain e tij dhe t’i jepte atij një mesazh për jetën çeli mbrëmjen e kësaj të shtune të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Florianit, i cili në studio rrëfeu historinë e jetës së babait të tij, Zefit.

Gjatë të gjithë jetës së tij, Zefi ishte munduar që fëmijët e tij të ishin të lumtur dhe të mos u mungonte asgjë, por para disa viteve ai kishte pësuar një trompozë. Fatkeqësisht, kjo trompozë i kishte shkaktuar atij edhe probleme të tjera shëndetësore, duke bërë që Zefi të kalonte një periudhë të madhe kohe nëpër spitale.

Për këtë arsye, Floriani kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë që të mos dorëzohej dhe të vazhdonte të jetonte.


djali

“Babi, unë kam ardhur këtu sepse në jetën time kam bërë shumë gabime. Por, ty nuk të kam parë kurrë të lumtur. Të premtoj se unë do të jem pranë teje kudo që të shkosh, ashtu siç të kam pasur unë ty. Të kam sjellë këtu për të të thënë që jam krenar që të kam baba dhe që të dua shumë, prandaj jetoje jetën për ne”, tha Floriani.

Zefi tha se nuk e priste kurrë që do të ishte Floriani në anën tjetër të ekranit dhe se ndihej tepër i lumtur për këtë surprizë të bukur.

djali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.