Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali thotë se postën e grabiti për babanë e sëmurë. I ati flet për borxhe kumari

18:11 / May 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja e postes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ati i Ordis Mollës ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjes, pasi Gjykata e la në burg të riun që grabiti postën private. Ordis Molla, 27-vjeç, ka treguar para togave të zeza, se ai ka babanë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj kreu grabitjen me thikë të një filiali të një poste private në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Por i ati tij e hedh poshtë këtë hipotezë, duke thënë se grabitjen e ka bërë për të larë ndonjë borxh bixhozi, dhe se nuk është i sëmurë. I riu u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialin e një poste private në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla pasi mori shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ai do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ordis Molla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.