Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Djalin e kam lënë 2 vjeç”, emigroi në Itali me gomone, gruaja rrëfen rrugën e vështirë

19:00 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
56 1 770x333 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhemilja ka ardhur nga Italia për “Ka Një Mesazh Për Ty” sepse ka një brengë për fëmijët e saj. Ajo dëshiron t’iu kërkojë ndjesë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse fajëson veten se nuk ka qenë pranë tyre kur ata ishin të vegjël.

Nga ana tjetër, ajo është një nënë që është përpjekur të bëjë më të mirën për ta. Kur djali i madh, Eraldi ishte vetëm 2 vjeç, u detyrua ta linte nën kujdesin e dy gjysheve sepse duhet të shkonte në Itali, si shumë emigrantë të tjerë.

Hipur në një gomone, zemra e saj ndodhej në Shqipëri, teksa rojet kufitare italiane pikasën mjetin e lundrimit duke e kthyer udhëtimin në një tmerr.

Xhemile: Kam ardhur t’i kërkoj ndjesë fëmijëve të mi që nuk kam qenë shumë afër tyre kur isha më e re që nuk isha sëmurë.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë ka ndodhur?

Xhemile: Kam ikur me gomone si të gjithë emigrantët.

Ardit Gjebrea: Me gomone? Si ishte rruga, si e kujton?

Xhemile: Po. Tmerr, një tmerr i vërtetë. Djalin e kam lënë 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Djalin e le 2 vjeç këtu. Po kush ishte në Itali, ishte bashkëshorti?

Xhemile: Po.

Ardit Gjebrea: Ai punonte, ti nuk kishe dokumenta dhe për t’iu bashkuar, vendosje të merrje gomone e të shkoje. Dhe e le djalin 2 vjeç. Me kë jetonte djali?

Xhemile: Me mamanë time dhe me mamanë e burrit.

Ardit Gjebrea: Me të dy gjyshet. Dhe ju shkuat në Itali. Rrugë e vështirë besoj?

Xhemile: Po, shumë e vështirë. Na erdhi policia me gomone aty dhe Guardia di Finanza dhe ato çfarë bëjnë? Na hedhin në det, kishim më shumë se 3 km për të shkuar në breg.

Ardit Gjebrea: 3 km larg bregut ju kanë hedhur?

Xhemile: Po, që na ka hedhur në ujë, aty kishte fëmijë, dëgjoje “ndihmë mami, më ndihmo” se aty ishim 45 veta, por që kemi dalë shumë pak në breg. Çdokush të shpëtonte kokën e vet atë ditë./tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.