Përgjigjen është përpjekur ta japë shkenca, prandaj shkencëtarët zviceranë me hulumtime laboratorike kanë konstatuar se shkaktarët për vrimat janë grimcat e vogla të barit të thatë.
Instituti Bujqësor i Qeverisë zvicerane “Agroscope” thekson që grimcat e vogla mikroskopike bien në bidonë të grumbullimit të qumështit”. Ato shkaktojnë krijimin e shumë vrimave gjatë kohës së formimit të djathit.
Shkencëtarët deri te ky konstatim kanë ardhur duke shtuar grimcat e sanës në qumësht. Në mënyrë laboratorike kanë ndjekur formimin e djathit.
Shkencëtarët deri te ky konstatim kanë ardhur duke shtuar grimcat e sanës në qumësht dhe në mënyrë laboratorike kanë ndjekur formimin e djathit.
Procesi përfshin vetëm disa lloje djathërash zviceranë, si p.sh. të djathit emmental dhe atij appenzell.
Nga “Agroscope” theksojnë edhe atë që shpjegon përse në 15 vjetët e fundit vrimat në djathërat zviceranë janë gjithnjë e më të pakta.
Procesi i mjeljes dhe i grumbullimit të qumështit gjithnjë e më shumë është i automatizuar, gjithnjë e më shumë është “më i pastër” dhe më modern, andaj edhe më pak grimca sane në të.