Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dje e ofendoi Berisha, deputeti nga komuniteti rom: Jam kërcënuar me jetë, SHBA të më mbrojë

19:36 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervis Meço
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ervis Meço, deputeti nga komuniteti rom i cili u betua në Kuvend javën e kaluar pasi mori mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nga listat e PD në seancën e sotme denoncoi nga foltorja se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen. Ai i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, ambasadës së SHBA-së dhe të tjerave që ndodhen në Tiranë, që ti mbrojnë jetën pas kërcënimeve që ka pasur në adresë të tij.

“Zoti Ruçi iu vendos në dijeni dhe i bëj thirrje Ambasadës Amerikane dhe të gjitha të tjerave se pas pranimit të deputetit që lobon për komunitetin egjiptian dhe rom, jeta ime është në rrezik. Përveç një vërshimi me doza raciale, jeta ime dhe familjes është kërcënuar me jetë. Patologjia raciale dhe zemërimi po më diskriminon dhe shantazhon deri në marrjen e jetës. Ju lutem merrni nënkontroll ruajtjen e mos cenimit të integritetit tim.

Të dashur qytetar reflektoni, Ervis Meço nuk ka hyrë në këtë parlament për të fyer Lulzim Bashën dhe për të kënaqur Edi Ramën, nuk jam kriminel dhe oligark, por babai i një vajze që lobon për të drejtat e shtresave në nevojë. Ju lutem më mbroni jetën” deklaroi ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi reagoi duke thënë se “Lidhur me atë që dëgjova dhe rrezikimin e jetës suaj. Ju lutem depozitoje kërkesën që ke dhe duhet ta procedosh rastin që ke”. Dje ish-kryeministri Sali Berisha fyeu deputetin nga komuniteti rom Ervis Meço. Berisha ngriti akuza ndaj deputetit të ri duke thënë se i është dhënë si shpërblim një apartament në Tiranë për të pranuar mandatin.

“Edvini akuzohet se bleu me 50 mije euro dhe nje hyrje deputetin e Delvines! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje Doktor deputeti injorant qe sdi tabelen e shumezimit dhe qe ne shkoll te mesme ngelej ne vjesht CDO vit Elvis Meco ka mar si shperblim nga Rama Ik ,nje hyrje ne Tiran dhe nje shum prej 50 mij £uro le ti hetohet pasuria kur I ati punon hidraulik dhe mamaja infermiere si mund te ket hyrje deputeti i Romeve ne Tiran Ku para disa vitesh ki injorant pagoji 11000lek telefoni fikse te albtelekom se fliste me 0900 e di gjith Delvina per kete teneqexhi mire”, shkruante Sali Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Ja të gjithë fituesit

08:57 / July 16, 2026

Seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, Kuvendi mblidhet sot! Interpelancë me ministrin Malaj dhe disa projektligje në rend dite

08:07 / July 16, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.