Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shprehet se krimi i organizuar ka arritur në një stad shumë të lartë.
Në emisioni “Kjo javë”, Noka shtoi se kryeministri Edi Rama është i dorëzuar totalisht nga krimi.
“Ka një tendencë si në të gjitha sferat e tjera, jo vetëm siguria, kudo Edi Rama kurrë nuk pranon faj. Deri dje fajin e kishte Saliu sot doli që fajin e ka Gledisi. U përdor dhe më pas u hodh.”
Noka foli dhe për situatën politike në vend, ku përsëriti se vjeshta do të jetë një stinë e zjarrtë e një aksioni të fortë politike.
“Aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë të të gjithëve. Organizimi përballja me regjimin, ndërthurja e aksionit deri në gjunjëzimin e këtij regjimi që nuk meriton të rrijë më në këmbë. është një regjim gjakpirës dhe e ia ka çuar thikën në palcë shqiptarëve.”
