Gjyqtarja të cilës i dogjën makinën mbrëmjen e djeshme pranë zonës së Vasil Shantos, Arjana Liço, ka bërë në vitin 2004 gjestin që mori të gjithë vlerësimet e shqiptarëve dhe që përcolli një mesazh tek të gjithë prindërit që vuajnë nga mungesa e fëmijëve. Në një situatë të vështirë ajo vendosi që zemrën e djalit të saj të aksidentuar dhe i ndodhur në vdekje kilinike ta dhuronte për një trup tjetër.
Djali i saj Erjon Liço humbi jetën pas një aksidenti me motor në 1 gusht të 2004-ës. Ai u përplas nga një kamion, shoferi i te cilit e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.
Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon.
Edhe pse jo në trupin e Erionit, mamaja e tij ishte e lumtur që zemra ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri.
Kujtojmë se automjeti i djegur ishte në pronësi të djalit të gjyqtares, Loren Liço, me profesion avokat.