Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Djegia e makinës, kandidati i PS, Beqir Mulaj: S’kam konflikte, fushatën e kam bërë me qetësi

11:38 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683710838 beqirmulaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur automjeti brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së votimeve për zgjedhjet lokale më 14 Maj. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në aksin rrugor “Krume-Golaj”, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.

Mulaj hedh poshtë pretendimet se djegia e makinës dhe materialeve brenda magazinës të ketë ndodhur për fushatë elektorale. Mulaj tha në një prononcim për mediat se nuk ka konflikte me askënd, dhe nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e organeve kompetente për të mësuar çfarë ka ndodhur.

“Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar përmes telefonit se po digjej magazina. Kemi ardhur këtu, kemi gjetur zjarrfikësen që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Makina dhe të gjitha materialet që ndodheshin në magazinë janë djegur komplet.

Ky zjarr përkon me fushatën elektorale. Unë në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie s’kam koment se s’dua ta besoj, ta dyshoj apo keqpërdor, por të jem shumë i sinqertë se policia ka ardhur. Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën. Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje.

Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës. Jam fokusuar te hallet e problemet e qytetarëve të Hasit se ky popull këtu ka nevojë për qetësi, për rregull. Unë nuk bëj pjesë te ata njerëz që vë gishtin. Po të mos ishte fushatë elektorale, as ju s’do ishit këtu dhe s’dua ta keqpërdor këtë. Nuk kam dyshime. Nëse ekspertiza do e nxirrte që është dora e njeriut, do më vinte keq”, tha Beqir Mulaj

Beqir Mulaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.