Novak Djokovic është fituesi i turneut të “Wimbledon” në Londër. Serbi ishte sërish i jashtëzakonshëm dhe arriti të fitojë edhe një herë me përmbysje, specialitet i madh i tij.
Përballë sot ishte italiani Matteo Berretini, që mundi të fitojë setin e parë me shifrat 6-7 (1 orë e 10 minuta), por më pas Djokovic u kthye në versionin e tij të vërtetë dhe fitoi tre setet pasardhëse me shifrat 6-4, 6-4 dhe 6-3.
Një fitore e jashtëzakonshme për serbin, që e konfirmon atë në vendin e parë të tenisit botëror dhe e çon në 20 numrin e Grand Slameve të fituar në karrierë, po aq sa Nadal dhe Federer.
Ky ishte trofeu i gjashtë i tij në barin e “Wimbledon”, një nga terrenet e preferuar të tij. Në 12 Grand Slamet e fundit të mëdha, Djokovic ka fituar 8 prej tyre. Këtë sezon ai është në normën 100%, duke fituar të tre turnetë e organizuar. Sportist i rrallë! /abcnews.al
