Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Do dyfishohet numri i psikologëve”/ Shahini: Shkolla si hapësirë e sigurt, hap i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën (Video)

22:49 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besa shahini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi foli për bullizmin, për dhunën në bazë gjinore dhe për abuzimin seksual, si në komunitet ashtu edhe në shkollë.

Duke përgëzuar nxënësit që kanë gjetur kurajon të denoncojnë bullizmin, dhunën apo abuzimin që kanë përjetuar, Ministrja Shahini nënvizon se kjo është e vetmja mënyrë që të rriturit dhe institucionet të kenë mundësi të dënojnë këtë dhunë, dhe të parandalojnë që kjo dhunë të ndodhë në të ardhmen.

Në lidhje me këtë, ajo shprehet se “shkolla duhet të shndërrohet në një hapësirë të sigurt, ku nxënësi ndihet që mund të denoncojë dhunën që e ka përjetuar, apo të paraqesë çfarëdo shqetësimi që ai mund të ketë”. “Kjo është arsyeja”, shprehet Shahini se pse para disa muajve ka filluar edhe zbatimi i politikës për shndërrimin e shkollës në një hapësirë të sigurtë.

“Do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë përmes një riorganizimi të stafit arsimor që tashmë ka filluar. Ata do të trajnohen për çështjet gjinore dhe për çështje të ngacmimit dhe abuzimit seksual, në mënyrë që të adresojnë këto tema të ndjeshme sa më mirë që të jetë e mundur në shkollë”, thekson ajo në video-mesazh.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini shprehet se “janë vendosur tashmë protokollet e veprimit të shpejtë, në mënyrë që sapo të bëhet një denoncim, të përjashtohen nga puna ata që janë denoncuar dhe të ndiqen penalisht. Kjo tashmë ka ndodhur për rastet që janë denoncuar dhe personat në fjalë janë duke vuajtur dënimet e merituara”.

Përveç njohjes me rregulloren e arsimit parauniversitar dhe kodit penal, Shahini thekson domosdoshmërinë e ndryshimit të kulturës dhe mënyrës se si shoqëria jonë adreson gratë, vajzat dhe grupet e margjinalizuara.

“E gjithë kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo.

Në këtë kuadër, Ministrja Shahini kërkon edhe bashkëpunimin e medias, si një lojtar kyç në raportimin në mënyrën më të mirë dhe më të ndjeshme në rastet e dhunës kundër grave e vajzave, apo abuzimit seksual.

Në fund të video-mesazhit, ajo nënvizon nevojën se “ne duhet të punojmë sëbashku që të ndryshojmë kulturën dhe të shndërrohemi në një shoqëri më të mirë që mbron grupet e margjinalizuara, një shoqëri më të mirë për fëmijët tanë”.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/292655718572603/?t=19&v=292655718572603

besa shahini dhunen psikologet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.