Pasi reagoi ashpër ndaj fotos së tij e cila është përdorur gjatë një loje në emisionin e moderatores, Luana Vjollca, duket se Noizyt nuk po i del ende inati.
Së fundmi reperi ka bërë një tjetër reagim nëpërmjet një postimi në InstaStory. Noizy shprehet se është i vetëdijshëm që emri i tij është kthyer në një ‘brand’ dhe që shet dhe prodhon lajme gjithmonë.
“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë k**n të dëgjosh?Ika…”, ka shkruar ai.