Turjan Hysko është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar dhe shumë i suksesshëm si producent.
Pas shumë vitesh në Tring dhe Vizion Plus, Turi tashmë është në Tv Klan dhe këtë sezon risia e tij është “Klanifornia show”.
A jeni kurioze të dini si ka qenë i vogël? E këtë në fakt na e bën të ditur vetë Turi përmes një Instastory në profilin e tij.
“Me USA dhe Kaliforninë në zemër që i vogël”, shkruan Turi në foto ku mund të jetë diku rreth moshës 12-vjeçare. Tiparet e fëmijërisë i ka akoma, dhe kjo duket mjaft mirë nga foto.

