Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Do i bllokohen Berishës mjetet e komunikimit nëse vihet në arrest shtëpie? Ivi Kaso zbulon ç’ndodh me mandatin e ish-kryeministrit nëse mungon 6 muaj në Kuvend

23:00 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivi kaso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ivi Kaso sekretar për Çështjet Zgjedhore të Rithemelimit, ka folur për emisionin “Frontline” mbi pyetjen nëse Berishës do i lejohen mjetet e komunikimit nëse SPAK do ta lërë në arrest shtëpie tha se e kundërta e kësaj do të ishte anti-kushtetuese.

Sipas Kasos, një privim nga mjetet e komunikimit do të shkaktonte kushtëzimin e të drejtave politike që janë të përcaktuara në kushtetutë. Ndërsa sa i takon mundësisë që Berisha të humbasë mandatin e deputetit nëse mungon për 6 muaj, Kaso tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Në rast se një masë e tillë do merrej, ligjërisht nuk ka asnjë lloj pengese për përdorimin e këtyre mjeteve pasi një privim i tillë do t’i kushtëzonte të drejta politike që janë të përcaktuara nga kushtetuta. Berisha ende sot që flasim nuk është i akuzuar për asgjë, është një person nën hetim. Berisha e mban mandatin e deputetit deri në një periudhë kur nuk paraqitet në Kuvend për 6 muaj. Por është tepër herët për të folur për këtë gjë, do ishte ëndërr e bukur e mazhorancës. Nuk ka asnjë shans të ndodhë kjo gjë”- tha Kaso.

Gjithashtu edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia tha se një gjë e tillë nuk ndodh sepse përcaktohet në rregulloren e Kuvendit që në një situatë të tillë, deputetit nuk i skadon mandati edhe nëse nuk paraqitet në seancë për 6 muaj rresht.

arrest shtepie Berisha Ivi Kaso
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.