Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do ketë trazira më 30 qershor? Lleshaj: Zgjedhjet, e drejtë kushtetuese. Askush të mos guxojë…

13:49 / June 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj emision
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë intervistës së ditës së djeshme në “Vizion Plus”, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sqaruar edhe një herë në lidhje me trazirat që opozita ka paralajmërur për zgjedhjet e 30 qershorit. “Zgjedhjet janë Zgjedhjet janë një e drejtë kushtetuese e qytetarëve, është një detyrim kushteues i shtetit për t’i organizuar ato, për të krijuar mjedisin e nevojshëm që ato të zhvillohen të drejta, të lira dhe të ndershme”- ka thënë Lleshaj.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, duke krijuar për këtë qëllim edhe aleancën për mbrojtjen e demokracisë. Çfarë do të bëni për të siguruar një proces të qetë zgjedhor dhe si do të veprohet nëse do të tentohet bllokimi i qendrave të votimit?

Ministri Lleshaj: E kam dëgjuar disa herë këtë paralajmërim të opozitës për të parandaluar ose për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të lira në datë 30 qershor. Madje opozita pretendon që ka fuqi të madhe për ta bërë, pra ka fuqi të madhe për t’i prishur zgjedhjet, për të mos e lejuar zhvillimin normal të tyre, por unë do të pyesja: në qoftë se opozita e ka këtë fuqi për t‘i prishur zgjedhjet, ka fuqi për të dëmtuar një proces të madh zgjedhor, i cili zhvillohet në të gjithë vendin, rreth 5000 qendra votimi, do të pyesja: Përse nuk e përdor opozita këtë fuqi në mënyrë konstruktive për t’i ndrequr zgjedhjet? Në qoftë se paska fuqi për t’i prishur, përse nuk ndreq? Pse nuk përpiqet që zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme, të drejta, demokratike, dinjitoze për Shqipërinë dhe pastaj përmes këtyre zgjedhjeve ajo mund të rrisë fuqinë e saj politike.

Nuk kuptoj se si mund të përdoret fuqia e një force politike për të prishur, ndërkohë që mund të përdoret për të ndrequr.
Sigurisht metafora të tilla për prishje zgjdhje si komitete shpëtimi ose aleanca për të mbrojtjen e demokracisë janë metafora të cilat e kanë humbur çdo vlerë. Janë metafora të cilat burojnë nga mendje të paorganizuara dhe që nuk e njohin as shtetin, as ligjin, as demokracinë dhe as kushtetutën dhe dua të them që si të tilla ato nuk mund të kenë shans për të krijuar situata paralele në shtetin shqiptar.

Askush nuk mund të mendojë dhe nuk mund të shpresoj dhe nuk mund të guxoj të mendoj që mund të ndërtojë institucione paralele, të cilat minojnë funksionimin normal të shtetit shqiptar. Zgjedhjet janë një e drejtë kushtetuese e qytetarëve, është një detyrim kushteues i shtetit për t’i organizuar ato, për të krijuar mjedisin e nevojshëm që ato të zhvillohen të drejta, të lira dhe të ndershme. Kushdo që futet në këtë lojë për të prishur zgjedhjet, futet në një lojë me ligjin me kushtetutën dhe me të ardhmen e vendit, me parimet demokratike, futet në një lojë të rrezikshme dhe një ballafaqim të rrezikshëm jo vetëm me institucionet e shtetit shqiptar po edhe me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët qartësisht po thonë dhe po ftojnë të gjitha mediat e arsyeshme që të futet në rrugën dhe hullinë e ligjit, të ikin nga kjo retorikë, e cila nuk sjell asnjë rezultat përveçse penalitete të padobishme për askënd.

30 qershor Lleshaj trazira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.