Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha do të kenë përplasje me njëri-tjetrin.
Gjatë një interviste, Murrizi tha se Basha do të rikthehet sërish në krye të Partisë Demokratike.
“Basha nuk ka vdekur është në fletën e votimit. KQZ shkel ligjin po mos jetë emri i atij. Në fletën e votimit vendoset emri i kreut të Partisë. Partia Demokratike, Lulzim Basha kur ne të shkojmë të votojmë…Unë parashikoj që do ketë sherr mes Alibejat dhe Bashës. Do kthehet Basha sërish në krye të PD-së. Ata nuk kanë kandidatë për zgjedhjet e 14 Majit, me kë do e bëjnë fushatën më 14 Maj? Në qoftë se Basha bën fushatë për Alibeajn ai do vijë në krye”, u shpreh Murrizi.