Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

‘Do nderoj vëllanë’! Çfarë tha në varrimin e Enver Hoxhës greku që vdiq sot! Meta: Ishte hero

18:41 / March 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1585581584 greku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij!”. Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta ndër të tjera në mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Manolis Glezos në moshën 98-vjeçare.

“Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek. E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet e fashizmit dhe të juntës, Manolis Glezos kurrë nuk e humbi besimin te liria, demokracia dhe populli i Tij.

Ai nuk ju nda deri në fund të jetës të gjitha betejave për demokraci dhe drejtësi shoqërore duke qëndruar përherë në anën e duhur të historisë. Manolis Glezos ndërroi shumë parti, por kurrë kauzat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale. Populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa ne shqiptarët humbëm sot një mik shumë të çmuar të popullit tonë dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ne do ta kujtojmë dhe duartrokasim gjithmonë veprën e Manolis Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e Tij të fundit për Europën 6 vjet me parë. Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij!” shkruan Meta.

Manolis Glezos në memorien e shqiptarëve ka mbetur edhe për një tjetër episod, pasi ai ishte në homazhet për vdekjen e Enver Hoxhës në 1985. Dhe kur i thanë në kufi që nuk lejohet të hysh në Shqipëri pasi ka procedurë ai u tha autoriteteve shqiptare asokohe se “Në vaki si nga ju dhe nga ne nuk ka ftesa dhe do vijë të nderoj vëllanë që më ka vdekur“.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.