Kryeministi Edi Rama ka postuar këtë mëngjes foto të një tjetër hoteli që është bllokuar për shkelje gjatë operacionit anti-informalitet.
Koka bën, koka pëson, shkruan Rama duke thënë se bosat që luajnë si miu me macen me shtetin e konsumatorin do të paguajnë sa qimet e kokës këtë lojë.
POSTIMI I RAMES
KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE🤮Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, O DO MBETET ME GISHT NE GOJE🤭
ZeroTolerancë🤜për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit👊
