Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Do përçajmë Shqipërinë”, reagon Hajdari: Më mirë lapsuset e mia se…

11:59 / September 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rudina Hajdari është përmendur shpesh në media për lapsuset gjatë fjalimeve të saj, ku e fundit ishte ajo në Parlament se “do vijojë të përçajë shqiptarët”.

Por ndryshe nga herët e tjera, Rudina këtë herë ka vendosur të reagojë ndaj kritikave.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.” shkruan Hajdari.

Por duket se kryetarja e grupit parlamentar demokrat nuk e ka lënë me kaq. Në një postim të dytë Hajdari ka thënë se anglishten e flet shumë mirë dhe se këtë kanë frikë kundërshtarët e saj, kur ajo ulet me ndërkombëtarët.

“Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale”, thekson ajo.

Gjatë seancës së parë plenare, Rudina Hajdari ka bërë një lapsus gjatë leximit të fjalimit të saj, por këtë e ka justifikuar me faktin se ka jetuar 17 vite në Amerikë.

“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytetet për të njohur vendin me alternativen demokrate. Ne do të fillojmë udhëtimin tonë, qytet më qytet, fshat më fshat. Ne nuk ndalemi nga beteja për të sjellë demokracinë në vend”, tha Hajdari në seancë plenare.

Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.