Ai do të publikonte filmin e tij të ri “El Camino”, por mbylli sytë pas një sëmundje të rëndë në shtëpinë e tij në moshën 78-vjeçare.
Flasim për aktorin Robert Forster, filmi i të cilit vjen si një riprodhim i serialit të famshëm “Breaking Bad”, ku Forster luante rolin kryesor, Ed.
Ai ishte nominuar për çmimin Oscar në vitin 1998 për rolin e Max Cherry në filmin “Jackie Brown”, të Tarantinos. Ishte ky rol që e bëri të famshëm për publikun.
Forster vuante nga një sëmundje e rëndë e cila avancoi me shpejtësi. Ditët e fundit ai ndodhej pranë katër fëmijëve dhe partneres së tij, Denise Grayson.