Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Do rriten rastet’, shefja e epidemiologjisë tregon si parashikohet të jetë kjo javë nga koronavirusi në Shqipëri

19:36 / March 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eugena Tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit publik, Eugena Tomini, ishte së fundmi në një lidhje Skype për emisionin “Historia ime”. Ajo është shprehur se vendi ynë po përjeton një intensitet të ngadaltë të përhapjes së virusit, kjo për shkak të masave të distancimit social.

“Është shumë e vërtetë Mirela, gjykimi juaj është shumë korrekt. Duke parë një rrethim nga të gjitha anët, që kemi një agresim të transmetimit të virusit. Duket se Shqipëria po përjeton një intensitet të ngadaltë, me një ritëm pak a shumë të njëjtë në këto ditët në vijim. Java që lamë pas, po përsëri ka pasur një pozitivitet me një trend të qëndrueshëm dhe shpresojmë dhe në vijim të kemi të njëjtën situatë, pavarësisht se po testohet çdo rast i dyshuar dhe të gjitha kontaktet e rasteve pozitive, të cilët janë të mundshëm për të shfaqur shenjat e virusit”, u shpreh shefja e epidemiologjise.

Përsa i përket kësaj jave apo javës tjetër, Tomini ka treguar se pritet të rriten rastet pozitive.

“Sigurisht që pritet trend në rritje i rasteve pozitive dhe sigurisht këto dy javët që ne i kishim parashikuar si piku i shfaqjes së rasteve pozitive shtyhet pak në kohë. Efekte kanë dy masat ekstreme të distancimit social, prej 40 orësh që bëjnë një kufizim më të theksuar të distancimit social dhe sot një masë tjetër e përshkallëzuar e daljes vetëm të një personi nga shtëpia, sipas një sistemi të regjistruar, bëjnë që distancimi social të thellohet akoma dhe më shumë dhe ky distancim do të pengojë dhe transmetueshmërinë e virusit, sepse normalisht nëqoftëse këto masa do ishin lënë të pavendosura, kurba epidemike e pozitivitetit do ishte në nivele të larta aktualisht që flasim”, tha Tomini.

Eugena Tomini publik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.