Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Do shemben 41 pallate”, ç’do ndodhë me bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti

14:55 / June 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rëfreni i këtij viti për bashkinë e Tiranës do të jetë rindërtimi i shtëpive, shkollave, pallateve dhe lagjeve të reja tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një tjetër familje nga Baldushku, banesa e së cilës u shkatërrua nga tërmeti i shtatorit të shkuar merr çelësat e shtëpisë së re. Me ndihmën e AMF-së dhe biznesit, Bashkia e Tiranës mundësoi rindërtimin nga e para të shtëpisë së familjes Krasniqi, çelësat e së cilës ia dorëzoi zonjës së shtëpisë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

“Do të vazhdojmë me pagesat cash për ata që kanë dëmtime të riparueshme dhe me kontrata për t’u bërë shtëpitë e reja për ata që i kanë banesat të pabanueshme. Vetëm në Baldushk kemi 128 shtëpi të tilla. Besoj se me të njëjtin ritëm që rikuperuam çdo shtëpi të vjetër të shtatorit, do rikuperojmë çdo shtëpi të dëmtuar në nëntor”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për rikuperimin e pallateve të dëmtuara, ndërsa garantoi familjet e prekura se do të vijojnë të marrin bonus qiraje 100%.

“Në zonën e Kombinatit dhe të Kinostudios do të shemben rreth 41 pallate. Lajmi i mirë është se të gjithë banorët do ta marrin 100% bonusin e qirasë, derisa të kemi rikuperuar pallatet e vjetra”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë shumë herë më të sigurta.

“Pandemia, tërmetet, përmbytjet, thatësira, reshjet, janë fenomene që na kanë mësuar t’i bëjmë gjërat më mirë dhe më të rezistueshme në të ardhmen. Ndaj, nuk do të marrim risqe, siç nuk morëm te Teatri, te “Sami Frashëri”, te shkolla në Pezë.
Nëse ekspertët, jo gjithologët që dalin çdo natë në televizor të japin mend, thonë se kjo ndërtesë nuk mban, atëherë nuk vëmë bast me fatin dhe me natyrën. Shumë shpejt do të nxjerrim vendimet për këto 41 godina. Banorët, gjithsesi nuk jetojnë aty, janë me bonos qiraje”, deklaroi Veliaj.

Ndërkohë, këtë muaj nis dhënia e parave cash për dëmet më të lehta të shtëpive.

“Do të bëjmë pagesat e para cash për 3000 dosjet e përgatitura. Do të vazhdojmë çdo javë me nga 3000, që të sigurohemi të bëjmë të gjitha pagesat cash për riparimet. Mandej, fokusi do të jetë te shtëpitë e reja dhe besoj se gjatë verës, ku një pjesë e madhe e qytetarëve do të jenë me pushime, Bashkia e Tiranës nuk do të bëjë pushim sepse do të mbikëqyrë këtë kantier të hapur në të paktën 800 pika, për banesat individuale”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.