Do ta përqafojmë përsëri njeri-tjetrin thotë Dom Gjergj Meta në mesazhin e tij mëngjesin e sotëm, në ditën e parë të shtetrrethimit. Ai thotë se është trishtim të zgjohesh dhe të shohësh qytetin bosh. Po rregullat duhen zbatuar dhe shumica prej njerëzve duhet të mbyllen në Shqipëri, por jo të mbyllin zemrën e shpresën thotë Dom Gjergji.
Kjo sepse njeriu duhet të ecë përpara, ai është përgjegjës për jetën e tij dhe personave që ka afër, për njëri-tjetrin dhre brezat që do të vijnë.
