Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Do të dhuroj plazmën edhe pse mund të prekem sërish”, ish-banori i ‘Big Brother’ shërohet nga COVID-19 dhe merr vendimin e rëndësishëm

17:07 / April 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banori i BIG BROTHER
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” ish-banori i “Big Brother Albania 4”,  Petirit Bylykbashi.

Tashmë, ai e ka fituar luftën me sëmundjen dhe dëshironte që të dhuronte plazmën e tij të gjakut (sipas studimeve mund të ndihmojë në kurimin e të infektuarve), për një person të infektuar dhe që është në prag të vdekjes. Ndërkaq, ai tha që i mungon shumë normaliteti dhe ndër mungesat e tij më të mëdha ai përmendi tre aktivitete: “1: Të pi një birrë të ftohtë me miqtë, 2: Të bëj një zgarë me miqtë. 3. Të kaloj një ditë të lodhshme pune.”

“Testin e fundit e kam bërë dje, por të parin e kam parë para dy ditëve. Gjithçka përfundoi pas 24 ditësh që m’u shfaqën simptomat. Erdhi koha për të bërë testin, unë ndihesha i shëruar. Sipas shkencës virusi mundet me vdek në trup për 12 orë, por duhen dy javë të tjera që të dalë nga trupi. Me rekomandimin e mjekëve dola vetë dhe shkova vetë për në infektiv. Ekzistonte edhe mundësia që ta bëja në shtëpi, por me rekomandimin e tyre më lejuan që të shkoja vetë. Familja ime ka qenë në stres këto kohë. Ata kanë qenë pak në stres por mbi të gjitha pozitiviteti im, të momenteve më të vështira që kam pasur, ata e kanë pritur më lehtë. Është një kërkesë e imja, në momentin që dhuroj plazmën, unë rrezikoj prapë të prekem me këtë virus, unë kam vendosur ta dhuroj për ndonjë person, që është në gjendje kritike për jetën. M’u ka rekomanduar që të qëndroj për 14 ditë në izolim. Kam nevojë me pi me ndonjë mik një birrë të ftohtë, kam nevojë me ndez një zgarë me shoqërinë, kam nevojë edhe për një ditë të ngarkuar me shumë punë”, tha Petriti.

1 6

COVID-19 ish-banori i ‘Big Brother’ tirananws.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.