Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas dyshimeve se produktet e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara, oficerët doganor kane ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre, ku si rezultat është konfiskuar një sasi prej 64.350 litrash të produktit Coca – Cola te falsifikuar.
“Si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti nënshtrohet procesit të asgjësimit”, thuhet në njoftim.

