Princi Harry dhe Meghan Markle kanë nderuar mbretëreshën Elisabeth II, përmes një homazhi në faqen e tyre të Fondacionit Archewell. Çifti shfaqi një ekran të zi me një mesazh të thjeshtë të shkruar me shkronja të bardha.
“Në kujtim të dashur të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”,-shkruhej në faqe, duke shtuar datat, “1926-2022”.
Harry u shfaq i trishtuar kur mbërriti disa orë pas vdekjes së Mbretëreshës në Kështjellën Balmoral. Ai shkoi vetëm në kështjellë pasi Markle ishte në Gjermani duke promovuar Lojërat Invictus.
Ajo pritet të fluturojnë në Britani për funeralin së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore dhe liderët nga e gjithë bota. Harry dhe Markle u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020 përpara se të transferoheshin në Kaliforni.
