Ditën e djeshme Alketa Vejsiu ndau me ndjekësit e saj lajmin se do të prezantojë në “Sanremo” përkrah figurave më njohura italiane si Monica Belluci, Antonella Clerici, Dilettaeotta, Laura Chimenti, Sabrina Salerno dhe të prezantuesit italian Amadeus.
Realizimi i këtij suksesi, që për Alketën ishte një ëndërr, nuk ka qenë aspak i lehtë dhe sekreti ishte dashuria e jetës së saj të cilin ajo e ka falënderuar që e ka mbështetur duke e bërë atë që të mos dorëzohet përballë pengesave.
“Monologu endrrave! La La Land.
E shkrova kete monolog duke pare nje yll ne qiell ca kohe me pare! Cdo fjale eshte e vertete dhe e ndjere, mbi te gjitha e jetuar! Ne keto 3 vite kam trokitur ne shume dyer ne Itali, nuk ka qene e thjeshte! Sekreti eshte qe kam pasur nxitjen dhe mbeshtetjen e njeriut qe dashuroj i cili me ka mesuar se kur e do nje grua fort duhet ta mbeshtesesh ne endrrat e saj! “Mos U Dorezo, ti do t’ja dalesh”… Dashuria, forca dhe frymezimi im. Per kete jam nje vajze me fat.Do t’ju flas gjate njehere tjeter per kete. Dashuria Fiton Gjithmone!
Ndersa une beja plane te tjera, Zoti bente te tjera plane per mua! Erdhi ftesa e Amadeus! Supriza me e madhe!”: shkruan Alketa.
