“Babai ka qenë shumë xheloz për mamin. Edhe në burg kur ishte, i ndihej ajo xhelozia.”
Në këtë dimension kaq personal dhe emocional, lexuesit do të mund të njohin shkrimtarin e brezit të humbur Petro Marko. Dorëshkrimet e tij kur ishte në burg, e bija Arianita Marko, do t’i botojë për publikun, ashtu siç janë.
‘Do të mundohemi ta ruajmë atë gjuhë me të cilën është shkruajtur në atë kohë. Ky është një botim i veçantë për mua.”
Të vetmin peng që e bija ka ndaj të atit, është ikja e tij mes shumë dhimbjesh nga sistemi.
“Duhet që gjërat të ndodhin kur është njeriu gjallë. Më vjen shumë keq që ai iku në një trishtim të madh.”
Edhe pse sot, një pjesë e veprave të censuruara janë ribotuar, të tjera vëllime janë të harruara, por jo nga studiuesit e tij. Ato janë dëshmi e njeriut që vuajti me çmime të kripura, mbrojtjen e lirisë së tij të fjalës.
“Petro Markon e varrosën së gjalli me burgimet, me ndalimet. Për mua është një figurë pezull që do të duhet dimensionuar në kontekstet e reja të leximit.”
2023 është viti i Petro Markos, i cili është kujtuara nga figura dhe personalitete të letrave shqipe.
