Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do të të mbysim në dru, na vrave shokun”, gardiani zbulon detaje nga qelia si të burgosurit vraponin të kapnin Mjacajn pas të shtënave me armë

21:25 / December 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjacaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalin të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen në Burgun e Peqinit. Kelmend Haka, me detyrë polic shërbimi në sektorin brenda burgut ka treguar para prokurorëve momentet pas vrasjes së Arben Lleshit dhe si e shpëtoi Mjacajn nga duart e dy shokëve të viktimës.

Sipas tij, në momentin pas vrasjes, Mjacaj po vraponte me një armë në dorë dhe po e ndiqnin nga pas Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi, të cilët po e kërcënonin se do ta mbysnin pasi i kishte vrarë shokun.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 800 0 657c614656e0a
    Prokuroria akuzë për Indrit Shaqjen: Dyshohet se bashkëpunoi me Mjacajn për vrasjen e Lleshit në qelinë e burgut të Peqinit

Pas tre të burgosurve po vraponte grupi i Gardianeve të Ajrimit, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qëllimin për t’i neutralizuar të burgosurit.

Dëshmia e plotë e Kelmend Hakës:

Une sot kam qene i planizuar me sherbim turn i pare nga ora 07:30 deri ne 15:30, ku kam marre instruktazhin ne fillim te sherbimit nga eprori im direkt Inspektor i Informacionit Arben Dulellari. Pozicioni im i punes ne I.E.V.P. Peqin (Burgu i Peqinit) perreth 2 (dy) vite e gjysem eshte si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen “Godina B e Takimeve”. Ne vendodhjen time te sherbimit ne brendesi te ketij burgu, kam qene ne sherbim konkretisht me koleget e mij Xhemal Sula, Brunilda Hyra, Mimoza Nuka, Burbuqe Manahasa.

Sqaroj se me sherbim une nuk jam as tek “Zona e Ajrimit” (tek vendi i ngjarjes) dhe as tek “Regjimi i Brendshem” (zona e korridoreve dhe qelive te burgut). Theksoj se gjate sherbimit nuk ka pasur probleme tek zona e jone ne “Godinen B te Takimeve” dhe se nuk ka pamje vizuale nga vendi im i sherbimit as per ne “Zonen e Ajrimit” as per ne pjesen “Regjimi i Brendshem” i burgut. Rreth ores 13:50, degjojme nga larg shume zhurme, ne formen e te bertiturave te njerzve, por nuk e dinim se çpo ndodhte fare. Pas disa minutash, rreth ores 14:00, verejme nga larg, duke ardhur nga rruga qe te shpie tek “kalçeto e burgut” drejt “Godines B te Takimeve”, te burgosurin Sokol Mjaca me nje arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, i cili po vinte me vrap. Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjere, konkretisht te denuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilet dukeshin sikur e ndiqnin egersisht per t’u perleshur me te denuarin Sokol Mjaca, madje duke i thene: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone.

Gjithashtu e ndiqnin nga pas dhe grupi i “Gardianeve te Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qellimin per ti neutralizuar te burgosurit. Gjate ketij momenti kur i denuari Sokol Mjaca afrohet ne “Godinen B te Takimeve” arrin dhe futet brenda korridorit te kesaj godine dhe une me pas me koleget e mij u beme prite dhe pengese tek dera kryesore e kesaj godine dy te denuarve te tjere qe e ndiqnin duke e mbyllur kete dere te godines me lloz (me shulin te jashtem). Gjate rezistences tone per te mos lejuar te futeshin te denuarit e tjere ne korridorin e godines ku ne izoluam te denuarin Sokol Mjaca, na vjen ne ndihme dhe “ Grupi i Gatshem i Burgut” (Gardianët) te cilet arriten te largonin dhe te neutralizonin te denuarit qe e ndiqnin.

gardiani kelmend haka Mjacaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.