Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do të të vëmë flakën”/ E përdhunoi në moshën 12-vjeçare, agresori torturon Erën me kërcënime, vajza rrëfen tmerrin

15:02 / June 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60c8a0720258d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, u trajtua sot sërish historia e abuzimit seksual të Erës, në moshën e saj 12-vjeçare.

Historia e Erës është një nga ato që dhemb deri në shpirt. Ajo ishte vetëm 12 vjeç, kur u abuzua dhe dhunua seksualisht. Sot Era është 19 vjeçe dhe ankthi dhe frika nuk iu larguan kurrë nga vetja. Ajo është një vajzë plot ëndrra, ku dhimbjen e saj e ka ruajtur në fletët e ditarit, ku sot ato janë shndërruar në poezi.

“Njollë mbi emrin tim” e quan librin e saj të pare Era! Ajo çjerr vërtetësinë e shpirtit të mbytur në padrejtësitë që iu bënë. Në transmetimin e të premtes së javës së shkuar, Era rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete plot dhimbje e padrejtësi, e ndërsa sot ajo ishte sërish në studio, pasi vazhdon të dhunohet psikologjikisht nga ky person që dikur e abuzoi dhe e dhunoi, i cili mesa duket ende nuk dëshiron ta lere te qetë.

Era: Të gjitha këto ditë unë kam pasur një ngarkesë të madhe për shkakun se dola në transmetim. As familja ime nuk më mirëpriti, nëna është akoma duke gjykuar faktin që jemi akoma me turp. Babi u keqkuptua sepse tha pse e tregove në emision që ishte ulur të darkonte me babain e abuzuesit. Por unë babit dua ti them se e dua shumë dhe e kam falur edhe për këtë gjykim sepse ai është babai im. Agresori nuk më ka lenë kurrë rehat, ai gjithmonë ka hapur adresa fallco, ku më ka komentuar apo shpërndare foto në rrjetet sociale. Agresori më shan dhe më akuzon, më ofendon familjen, motrën time të vogël. Ai më kërcënon për motrën e vogël, shprehet që “do vij të djeg me gjithë banesë”. Nëna e agresorit dikur më merrte në telefon dhe më thoshte do të vëmë flakën po nuk hoqe denoncimin. Ai vazhdon të më kërcënoj me fjalët më fyese që ekzistojnë, mendoj se është momenti policisë tani. Ai më ka thënë gjëra të cilat nuk janë etike, më përmend aktin që kreu me mua, është e dhimbshme, më rikthen atë tmerr që nuk di çfarë të veproj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Berisha gënjeu demokratët” – Bejko: Nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

11:12 / September 10, 2026

Ngërçi me pagat, mblidhen gjyqtarët/ Dy ditë me parë gjyqtarë e prokurorë vendosen të mos i bashkohen bojkotit

11:06 / September 10, 2026

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në pikën e karburantit në Tiranë? Hetuesit shqyrtojnë disa pista

10:35 / September 10, 2026

Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, sulme ndaj anijeve luftarake dhe cisternave në Hormuz

10:31 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.