Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do thoni i kam numëruar lopët gabim?”, Braçe i përgjigjet Ramës: Është tmerr ajo që po ndodh me Bujqësinë

13:26 / June 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
54545 3 770x421 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste edhe në seancën e sotme plenare ka kritikuar sërish qeverinë për politikat e saj ndaj Bujqësisë, teksa u shpreh se megjithëse rritja ekonomike është rreth 6% në këtë sektor është vetëm 0.01%.

Duke folur në Kuvend për aktin normative për kompensimin e kompanive të ndërtimit që kanë marrë tendera publikë, ai u shpreh se karteli i grumbulluesve në Bujqësi po cakton çmimet për bujqit duke ua marrë produktet me çmime shumë të ulëta.

“Po për punëtorët do paguajmë më shtrenjtë apo do paguajmë me rrogat e 2020. Kosto për sipërmarrësit është rroga e punëtorit që e gjen apo nuk e gjen. Sa paguajmë para për tuba, po punëtorinë do e paguajmë? Po konkurrohemi fort dhe rëndë nga tregje të pasura si Italia dhe gjermania. Për fat të keq politikat e tyre janë një hap para nesh.

5.97% rritja ekonomike, një lajm i mirë. E dini sa ishte Bujqësia, 0.01% plus. Çfarë do thoni që i ka numëruar gabim Erioni, që nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim e i fryn ai? Është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare që nuk përfiton asgjë.

Turit iu poq shalqiri, 10 ditë duhej, duhet të dalë në treg sot dhe nesër. E dini se sa është çmimi? Për shalqi që prodhohet me farë, që konkurron në çdo treg të europës, 10 lekë ishte dje. E dini me sa po shitet shalqini jashtë? E shiti pardje me 33 lekë.

Do vazhdojmë të kompensojmë këtu duke harruar sektorë të tërë të ekonomisë kombëtare të vendit? Është një tmerr ajo po ndodh në sektorin bujqësor, karteli I grumbulluesve po përcakton çmimin e bujqëve. Karteli I grumbulluesve është përfshirë në një xhiro marramendëse informale të çmimeve të padrejta. Në faturë shkruhen këto çmime që kanë rënë dakord edhe me Importuesit atje matanë, por në kthim shoferët sjellin edhe paratë e diferencës së atyre çmimeve që janë të padrejta për bujkun por që I merr në xhep grumbulluesi. Duhet bursa e bujqësisë, pa bursën e bujqësisë do kemi këtë situatë. Ku sektori më i gjerë I ekonomisë kombëtare rritet me 0.01% dhe bujqit këtë tremujor s’kanë marrë asgjë më shumë sesa tremujori I një viti më parë.

Duhet vendosur kontroll që bujqit të mos jenë më skllevërit e një karteli bujqish që I rrjep nga mëngjesi në darkë me kompani në Shqipëri dhe në Kosovë,” tha ndër të tjera Braçe.

braçe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.