Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me inceneratorët dhe akuzat e opozitës duke iu përgjigjur një komentuesi në faqen e tij zyrtare.
Rama thotë se ato të ashtuquajturat inceneratorët janë impiante moderne të trajtimit të mbetjeve të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat.
Ai kujton se një ish ministër është arrestuar dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj. Rama thekson se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar pa asnjë dallim, por shton se nëse dikush ka marrë para kjo nuk hedh poshtë punën e kryer nga institucionet për të shëruar plagët mjedisore.

