Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do vij të hënën se kam punë”/ I arratisuri i komenton në FB, pasi policia e shpalli në kërkim

15:22 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri që kërkohet nga policia e Uellsit të Veriut është bërë i famshëm në rrjet për komentet e tij epike në postimin e Facebook të forcës, ku njoftohej shpallja e tij në kërkim.

“Kërkohet. E keni parë Kieran? Kieran, 29 vjeç, me origjinë nga Anglesey, aktualisht është shpallur në kërkim. Ai dihet se ka lidhje në zonat e Caernarfon, Bangor dhe Holyhead. Nëse keni ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, kontaktoni policinë përmes faqes sonë të internetit ose duke telefonuar 101”, shkruan policia e Uellsit Verior në Facebook.

Edhe pse në arrati, Kieran duket se ka qenë i vëmendshëm ndaj postimeve të autoriteteve, e madje pasi ka vënë re apelin e tyre, ka komentuar duke shkruar: “E dashur policia e Uellsit të Veriut. Do të dorëzohem të hënën. E di që më prisni sot, por më duhet t’i rregulloj disa punë të miat”.

4

“Unë jam mirë dhe i sigurt, nuk kryej krime, nuk paraqes rrezik për publikun, kështu që nuk ka nevojë që oficerët të më kërkojnë. Oh po, unë nuk jam as me origjinë nga Anglesey”, shkroi ai më tej për saktësim.

Nuk vonoi shumë dhe Policia e Uellsit të Veriut i ktheu përgjigje po nëpërmjet një komenti personit që po kërkon, duke thënë se duhej të dorëzohet menjëherë.

“I dashur Kieran. Faleminderit që kontaktuat me ne. Kërkojmë falje që menduam se ishe nga Anglesey! Do të vlerësonim nëse mund të paraqiteni tek një oficer apo komisariat sot më 19 korrik. Nuk mund të presim deri të hënën“, ishte përgjigjia e tyre.

Por, Kieran në arrati duket se e ka ndarë mendjen për t’u dorëzuar të hënën dhe iu përgjigj: “Më vjen mirë që i sqaruam keqkuptimet sa i përket Anglesey dhe preferoj t’i përmbahem kërkesës origjinale, ndaj do të shihemi të hënën. Nëse jo, thjesht do të duhet të vini të më gjeni”.

5

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situatë alarmante në Lundre të Ulzës, zjarri po avancon drejt Shkopetit

15:56 / September 3, 2026

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.