Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Do vriste një 24-vjeçar me precedent kriminal, policia ndalon në kohë të riun, por që arratiset

13:30 / May 26, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
728 412 elbasan 960x518 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri që dyshonte se do të vriste një shtetas me precedent kriminal u zbulua nga Policia e Elbasanit, por që është arratisur. “23-vjeçari nuk mundi të kryente vrasjen. Ky shtetas hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij”,-informon Policia.

Ai hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar efektivëve, ndërsa vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij. Policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtor të 23-vjeçarit për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Në pranga ra një 41-vjeçar që kishte lidhje shoqërore me 23-vjeçarin, pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak. Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Plani”. Falë inteligjencës informative dhe ndërhyrjes në kohë, Policia e Elbasanit parandalon një ngjarje kriminale. Dyshohet se do vriste një shtetas me precedent kriminal, të cilin po e kërkonte për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, si rezultat i kontrollit të Policisë në terren, 23-vjeçari nuk mundi të kryente vrasjen. Ky shtetas hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër, i dyshuar bashkëpunëtor i 23-vjeçarit për kryerjen e kësaj vrasjeje. Ndërkohë, kapet dhe vihet në pranga një 41-vjeçar (lidhje shoqërore e 23-vjeçari), pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak. Sekuestrohen 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas i pajisur me armë zjarri, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh), kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e kësaj ngjarjeje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Elbasanit, me qëllim parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit që dyshohet se kishte planifikuar të kryente vrasjen.

Shtetasi B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. B., 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. R., 23 vjeç dhe K. S., 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit B. R. për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijonë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.