Këtë 8 mars, Dojna Mema ka lumturuar të gjithë ndjeksit e saj me një lajm shumë të bukur. Moderatorja e njohur ka konfirmuar se është në një pritje të ëmbël.
Urimi i Dojnës për gratë në këtë ditë të veçantë për to ishte mjaft i veçantë. Ajo shkroi në rrjetin e saj social:
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate”.
Ndërkohë, urimi i mësipërm shoqëroi edhe videon ku moderatorja shfaqet duke mbajtur me duar barkun e rrumbullakosur dhe me vështrimin drejt e në horizont.
Kujtojmë se prej 1 viti tashmë, Dojna dhe këngëtari Vlashent Sata kanë konfirmuar lidhjen e tyre dashurisë. Dyshja duken mjaft të lumtur dhe shihen vazhdimisht duke ndarë kohë së bashku.


Sakaq, Dojna sapo mbylli një aventurë televizive pasi bukuroshja ishte moderatorja e “Big Brother VIP Fun Club”.
