Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dojna Mema zbulon kuptimin e veçantë të emrit që i ka vendosur të birit

23:30 / September 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dojna memaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata mirëpritën në jetë më 20 gusht fëmijën e tyre të parë.

Çifti u bënë prindër të një djali të cilit ia vendosën emrin Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin.

Ajo ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram duke u dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur moderatoren për emrin e djalit të saj.

Ajo tregon se ky emër është i mirë menduar sepse donin diçka që tingëllon bukur si në Shqipëri si në Francë pasi ai ka dy nënshtetësi.

“Ne duhet të gjenim një emër që të tingëllonte edhe në Shqipëri edhe në Francë sepse Nolan Sol ka të dyja kombësitë. Kur mendonim emra shqiptarë nuk shqiptoheshin në Francë, kur mendonim emra të bukur francez, nuk shqiptoheshin këtu. Ne kishim menduar emër komplet tjetër që në muajin e tretë të shtatzënisë, që nuk ia vumë sepse 24 orë para na thanë që është një emër që mund të ketë konotacion negativ në Francë. Emrin s’do ta them sepse sot e kësaj dite e kam pikë të dobët”- tregoi Dojna.

E pyetur se “Kë do konsideroje një nga mësimet më të rëndësishme që do t’i jepje Nolan Sol gjatë jetës?” Moderatorja ka nënvizuar 3 mësime që do donte t’ia mësonte djalit: “Do doja mos tu bënte të tjerëve atë që ai s’do donte t’ia bënin. Do doja të ishte një njeri shumë i lirë dhe mos të varej nga opinioni i të tjerëve. Dhe gjithashtu një person që di të kërkojë falje.”

Disa ditë më parë, moderatorja tregoi se po e kalon në mënyrën më të mirë të mundshme periudhën e post-lindjes.  Ajo ka publikoi në Instagram një selfie ku pozonte para pasqyrës me reçipeta dhe xhinse duke vënë në pah barkun e saj. Krah fotos, moderatorja shkroi se dashuron çdo milimetër të trupit të saj, duke shërbyer kështu si një shembull për nënat e reja.

djali Dojna Mema Emri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

22:40 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.