Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Doktori” shqiptar që drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës

19:23 / January 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aleksandër Pema
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohen detaje të reja nga operacioni që çoi në sekuestrimin e 1.2 ton kokainë në një port të Patras ku u vunë në pranga edhe 6 shqiptarë.

Autoritetet greke thanë se grupi mbahej nën vëzhgim prej shtatorit 2018 në një operacion të përbashkët të policive të disa vendeve, mes të cilave Greqia, Spanja, Shqipëria dhe DEA amerikane.
Në krye të organizatës qëndronte shqiptari Aleksandër Pema, i njohur me nofkën “Doktori” i cili është vënë në pranga. Ai jetonte prej vitesh në Barcelonë të Spanjës, prej nga edhe drejtonte rrjetin e trafikut. Në kërkim janë 2 bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.

Droga ishte nisur nga Republika Domenikane në Karaibe. Autoritetet u vunë në lëvizje kur mësuan nga një polic i infiltruar në organizatë se rrjeti po kërkonte një jaht që do të transportonte drogën drejt Europës. Dy nga shqiptarët e arrestuar bënë edhe një pagesë paraprake prej 120 mijë Dollarësh.

Sapo droga mbërriti në port privat në Greqi, u sekuestrua nga autoritetet. Vlera e drogës arrin në miliona Euro. Policia shqiptare tha në një deklaratë se në këtë operacion mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime që ndihmuan në identifikimin e personave, roleve te tyre dhe në mënyrën e funksionimit të organizatës kriminale.


Aleksandër Pema doktori kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.