Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumentari i RAI 3, Meloni mbron Ramën: U linçua se ndihmoi Italinë me emigrantët

14:02 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 80bce8a7274239eaf74eb99e3a74d73f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ITALI- Kryeministria Italiane Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit sulmoi mediat italiane për reportazhin e RAI 3 në lidhje me marrëvëshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Teksa shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, Meloni gjatë konventës në Pescara tha se arsyeja e vetme që u linçua Rama ishte se ndihmoi Italinë. Duke folur, Meloni theëksoi se në vend që Italia ta falenderonte Shqipërinë për marrëveshjen, gazetarët italianë e linçuan atë dhe e konsideruan si narko-shtet.  

“Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe hapëm parajsën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte veten si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha Meloni.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

meloni Rai3 Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.